Studenti i Universitetit të Prishtinës, Lir Hoxhaj, i cili ka studiuar në Fakultetin Ekonomik dhe i cili ka qenë një ndër studentët më të dalluar të UP-së, ka arritur të pranohet në një nga universitetet më prestigjoze në botë, Imperial College London, pas përfundimit studimeve master në Universitetin e Bristolit.
Lir Hoxhaj, në Linkedin ka treguar se ka arritur me sukses të pranohet si hulumtues shkencor dhe asistent mësimor në Imperial College Bussiness School, që është pjesë e Imperial College në Londër të Britanisë së Madhe.
“Jam i lumtur të ndaj me ju që po filloj një pozicion të ri si Kërkues Shkencor dhe Asistent Mësimor në Shkollën e Biznesit të Kolegjit Imperial”, ka shkruar Lir Hoxhaj në Linkedin.
Në renditjen nga World University Rankings, sipas Times Higher Education World University Rankings për 2024, Imperial College London është i treti në Britani të Madhe dhe i teti në botë. /Telegrafi/