Site icon Telegrafi

Ish-shefi i spiunazhit holandez bëhet kryeministër

Ish-kryespiuni i Holandës, Dick Schoof është betuar si kryeministër i ri para mbretit holandez Willem-Alexander, duke arritur në krye të një kabineti të koalicionit të ekstremit të djathtë me një mision për të zbatuar politikën “më të rreptë” të imigracionit.

223 ditë pasi udhëheqësi i ekstremit të djathtë Geert Wilder arriti një fitore zgjedhore që mahniti Evropën dhe botën, Schoof mori postin nga Mark Rutte pas 14 vjetësh në pushtet, transmeton Telegrafi.

Schoof të martën ia prezantoi ministrat e tij Willem-Alexander-it në “Oranjezaal” të zbukuruar në pallatin mbretëror, ku secili prej tyre u betuar për besnikëri ndaj mbretit dhe kushtetutës.

Wilders u detyrua të hiqte dorë nga ambiciet e tij për të qenë kryeministër – ku disa partnerë negociues i konsideruan deklaratat e tij anti-myslimane dhe euroskeptike si shumë ekstreme për të udhëhequr kombin.

Në vend të kësaj, katër partnerët e koalicionit u dakorduan se udhëheqësit e partive të tyre nuk do të jenë në qeveri, duke ‘kompromentuar’ Schoof-in, i cili më parë drejtonte Shërbimin Sekret të Holandës.

Ish-kreu i inteligjencës do të ketë nevojë për të gjithë qëndrueshmërinë dhe përvojën e tij në sallat e pushtetit në Hagë për të mbajtur partnerët e lëkundur të koalicionit në rrugën e duhur.

Schoof “do të ketë shumë punë për të mbajtur nën kontroll konfliktet ideologjike dhe personale”, tha për AFP, Sarah de Lange, profesoreshë e pluralizmit politik në Universitetin e Amsterdamit.

Ai është zotuar të zbatojë planet e koalicionit për “politikën më të rreptë të pranimit për azilin dhe paketën më gjithëpërfshirëse për të kontrolluar migracionin”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version