Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale e po ashtu edhe shumë e ndjekur.
Ndonëse po vazhdon të jetë e angazhuar jashtë fushës së politikës, ajo herë pas here merr vëmendje me paraqitjet që bën.
Presidentja e katërt e Kosovës së fundmi ka bërë të komentohet për një ndryshim në pamje.
Ajo ka ndërruar stilin e flokëve dhe tani siç shihet në disa imazhe është bërë bionde.
Kjo ka bërë që fotografitë të shpërndahen gjithandej e po ashtu të përflitet për ‘look’-un e ri.
E njëjta disa herë u komentua edhe për ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë, edhe pse një gjë të tillë nuk e ka mohuar e as pohuar.
Jahjaga ndërkaq është liderja femër më e re në botë e zgjedhur në postin e Presidentes dhe po ashtu Presidentja e parë femër në historinë moderne të Ballkanit.
Ajo gjithashtu ka shërbyer edhe si zëvendës drejtoreshë e Policisë së Kosovës, duke mbajtur gradën e gjeneral majorit, grada më e lartë në mesin e grave në Evropën Juglindore. /Telegrafi/