Site icon Telegrafi

Ish-ministri Lefter Koka del përpara Gjykatës së Posaçme

Mbërrin në ambientet e Gjykatës së Posaçme ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka për të marrë pjesë në seancën ku do të njihet me masën e sigurisë.

Koka u arrestua paraditen e së martës në banesën e tij në Durrës me urdhër të SPAK.

Ai akuzohet për për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit, lidhur me ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.

Policia vijon kontrollet për arrestimin e dy persona të shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Stela Gugalljas, administratorët e dy kompanive që ishin pjesë e skemës së përfitimit të parave.

Ka dyshime se këta të fundit janë larguar ilegalisht jashtë vendit. /Euronews.al/

Exit mobile version