Site icon Telegrafi

Ish-lojtari i Arsenalit arrestohet dhe akuzohet për kontrabandë me 60 kilogramë drogë, Wenger priste gjëra të mëdha nga ai

Ish-futbollisti i Arsenalit, 33-vjeçari Jay Emmanuel-Thomas u arrestua dhe u akuzohet për import droge pasi u sekuestrua kanabis me vlerë 600,000 funte në aeroportin Stansted në Londër.

Emmanuel-Thomas u kap duke tentuar të kontrabandonte drogën në dy valixhe, me të cilat mbërriti në Britaninë e Madhe me një fluturim nga Bangkoku më 2 shtator.

Siç njoftoi Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), 60 kilogramë kanabis u gjetën në dy valixhe që i përkisnin sulmuesit aktual të Geenock Morton të Skocisë.

 

Oficerët e NCA-së ndaluan më pas futbollistin që dikur u lavdërua publikisht nga Arsene Wenger, ish-trajneri legjendar i Arsenalit që parashikoi një karrierë të shkëlqyer për Emmanuel-Thomas dhe tha se priste gjëra të mëdha prej tij.

Tashmë sulmuesi akuzohet për “importim të drogës së klasës B”, e cila kap një vlerë prej plotë 600 mijë eurosh.

33-vjeçari u ndalua dhe do të dalë sot në Gjykatën e Magjistraturës në Carlisle dhe së bashku me Emmanuel-Thomas u arrestuan dy femra të moshës 28 dhe 32 vjeç.

 

Emmanuel-Thomas u rrit në Arsenal, por luajti vetëm pesë ndeshje për ekipin e parë të Topçinjve dhe më pas e ndërtoi karrierën e tij në Championship.

Në kategorinë e dytë të futbollit anglez ka luajtur për Ipsëich, Blackpool, Cardiff, MK Dons, QPR dhe Bristol City, ndërsa sot është anëtar i divizionit të dytë skocez me skuadrën e Morton. /Telegrafi/

Exit mobile version