Site icon Telegrafi

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e Real Madridit, Fernando Hierro, raportohet se do t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në Arabi tek ekipi i Al-Nassr si drejtor sportiv i klubit. Ky lajm është përhapur nga mediumi i njohur spanjoll Relevo.

Hierro, i cili është aktivizuar si qendërmbrojtës gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv, ushtron momentalisht këtë detyrë tek ekipi meksikan CD Guadalajara.

Sidoqoftë, ai dyshohet se ka mbajtur bisedime me krerët e klubit arab tash e disa javë, dhe sipas raportimeve të fundit dy palët tashmë kanë arritur një marrëveshje.

Hierro ka kaluar 13 sezone me fanellën e Real Madridit, duke bërë 601 paraqitje për klubin mbretëror. Diçka që është e pazakontë për një mbrojtës, reprezentuesi spanjoll ka shënuar plotë 128 gola dhe ka dhuruar 37 asistime.

56-vjeçari në të kaluarën kishte qenë drejtor sportiv i Malagas në Spanjë, duke e ndihmuar klubin që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre.

Ai më pas mori rolin e ndihmëstrajnerit tek Real Madridi i Carlo Ancelottit, para se të marrë detyrën si trajner i parë tek Real Oviedo.

Hierro eventualisht ishte emëruar përzgjedhës i Spanjës në vitin 2018 për Kupën e Botës, pas shkarkimit të Julen Lopeteguit vetëm dy ditë para fillimit të ndeshjes së parë.

Ai më pas dha dorëheqje nga ky post pas eliminimit nga Rusia në fazën e 1/16-ave dhe që nga viti 2022 ka qenë i punësuar tek Guadalajara./Telegrafi/

Exit mobile version