Site icon Telegrafi

Ish-legjenda e Liverpoolit e poshtëron Nunezin pas paraqitjeve të tij të dobëta

Legjenda e Liverpoolit, Robbie Fowler ka deklaruar se Darwin Nunez nuk është mjaftueshëm i mirë për klubin pas paraqitjes së tij ndaj Accrington Stanley. 

Nunez asistoi tek Diogo Jota për golin e parë të ndeshjes, por finalizimi i aksioneve nga ana e tij la për të dëshiruar edhe kësaj radhe, pasi ai dështoi të shënonte nga pesë tentime që pati gjithsej. 

Liverpooli në fund fitoi me rezultat 4-0 falë golave nga Diogo Jota, Trent Alexander-Arnold, Jayden Danns dhe Federico Chiesa. 

Por paraqitja e uruguaianit është kritikuar ashpër nga ish-sulmuesi Fowler, i cili beson se 25-vjeçari nuk ka më kohë ta dëshmojë se meriton një vend në formacion. 

“Ne po i themi gjërat e njëjta tani që i kemi thënë edhe para 2 apo 3 viteve, ai është i egër, ai është kështu, ai është ashtu. Ne nuk mund të vazhdojmë të themi gjëra të tilla”. 

“Sa më shumë e shohë atë, më shumë mendoj se ai nuk është lojtar i Liverpoolit. Njerëzit mund të më sulmojnë mua që po e them këtë sepse ai punon shumë”. 

“Ju nuk e sillni një lojtar sepse ai punon shumë. Ajo duhet të jetë një parakusht gjithsesi. Ju duhet të vini dhe të shënoni gola”. 

“E di që atë e duan tifozët për atë që bën, por ju duhet të paraqiteni më mirë me atë fanellë të Liverpoolit”. 

Lexo po ashtu Liverpooli i gatshëm ta transferojë sulmuesin francez pasi dhanë dritën e gjelbër për shitjen e Nunez

“Ai nuk është mjaftueshëm i shpejtë në aspektin se si duhet të finalizojë aksionin. Ai është i shpejtë në fushë, ne e dimë se sa i shpejtë është ai, por kur ju jeni një sulmues, shpejtësia e të menduarit duhet të jetë më e madhe se sa e çdokujt tjetër”, ka thënë Fowler. 

Ish-ylli i Benficas është përballur me kritika të mëdha që prej se u transferua në ‘Anfield’ dhe nuk ka qenë në gjendje që të mbajë një vend në formacionin titullar./Telegrafi/

Exit mobile version