Telegrafi

Ish-kryetari i Apelit, Shala: Faton Hajrizi ka qenë i njohur për arratisje, dikush duhet të marrë përgjegjësi

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se Faton Hajrizi, i cili u arratis së fundmi nga Burgu i Smrekonicës, nuk është dashtë të dërgohet në atë qendër korrektuese.

Shala u shpreh se të gjithë e kanë ditur të kaluarën e Faton Hajrizit dhe se dikush duhet të japë përgjegjësi për arratisjen e tij.

“Secili i ka specifikat e veta. Sa i përket Fatonit, që është arratis nga shërbimi korrektues, këtu ka të meta brenda shërbimit korrektues”.

“Fatoni ka qenë i njohur për të ikur, diku 8 apo 9 herë. Një person që ka kaq bagazh të madh për arratisje, me caktu në shërbimin korrektues të hapur është pikëpyetje, pa marrë parasysh që ka pasur përmirësime, shumë në rregull, por një person ik 8 herë, kryen veprime penale”, tha ai, për RTV Dukagjini.

Ndryshe, i arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi po vazhdon të shfaqet në rrjetin social TikTok.

Hajrizi së fundi ka hyrë live në këtë platformë, ku ka rrëfyer edhe një herë për vrasjen e ushtarit rus në vitin 2000, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu I arratisuri Faton Hajrizi shfaqet sërish në TikTok, ka një mesazh për ministrin Sveçla

Më 27 janar në vitin 2000, në sheshin Adem Jashari në Skenderaj, ku kanë qenë mbi 200 persona, e kam kryer vrasjen e ushtarit rus me kallashin e tij,”, thotë ai.

Tutje, ai ka pohuar se vrasja nuk ka qenë e lehtë të kryet në mes të ditës.

Hajrizi më tej ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk guxon ta arreston atë, por që angazhon Njësitin Special. /Telegrafi/