Ish-gjyqtarët Mark Clattenburg dhe Mark Halsey i kanë dalë në krah ndihmës gjyqtarit Constantine Hatzidakis, pasi ky i fundit goditi Andy Robertsonin me bërryl gjatë barazimit 2-2 të Liverpoolit me Arsenalin.
Pak para pjesës së parë gjatë asaj që dëshmoi një përplasje dramatike në Anfield, mbrojtësi i majtë iu afrua zyrtarit, me Hatzidakis që u përgjigj duke ngritur një bërryl që e kapi Robertsonin në fytyrë. Incidenti zemëroi skocezin, i cili më pas u ndëshkua me karton të verdhë për protesta, teksa ai dhe shokët e skuadrës protestuan ndaj gjyqtarit Paul Tierney.
PGMOL që atëherë ka konfirmuar se Constantine Hatzidakis për suspenduar.
“Lojtarët mund ta shtyjnë gjyqtarin deri në kufi”, ka thënë Clattenburg për MailSport.
“Ata mund të provokojnë deri në atë pikë sa të tundoheni t’u jepni diçka në këmbim (kartonë të verdhë apo të kuq). Por, në asnjë rrethanë nuk mund t’i përgjigjemi. Sigurisht jo fizikisht”.
“Hatzidakis e bëri dhe tani do të ketë një zhurmë që ai të dënohet edhe më rëndë, duke pasur parasysh se Aleksandar Mitrovic i Fulhamit do të humbasë tetë ndeshje për shtyrjen e arbitrit Chris Kavanagh muajin e kaluar”, ka shtuar më tej ish-arbitri i Ligës Premier.
Në anën tjetër, Halsey sulmoi të dy personat e përfshirë. Pavarësisht se asistenti, i cili ka qenë i përfshirë në 14 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, kishte kontakt aksidentat, Halsey mbeti i habitur nga veprimet e tij.
“Nuk mund të mendoj pse një asistent do t’i hidhte duart në fytyrën e një lojtari”, deklaroi ai në The Sun. “Sigurisht, nga një kënd i kamerës nuk duket mirë”.
“Por, ju duhet të pyesni pse Robertson iu ka afruar gjyqtarit ndihmës?”. /Telegrafi/