Site icon Telegrafi

Ish futbollisti i Prishtinës, Basid Khalid nënshkruan për Sheriff Tiraspolin

FC Sheriff Tiraspol ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Basit Abdul Khalid, që ka bërë karrierë për disa vit në Kosovë.   

Ish-sulmuesi i FC Prishtinës sot është zyrtarizua nga klubi moldav, teksa detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

Sulmuesi nga Gana ishte pjesë e Prishtinës nga viti 2016 deri më 2019, teksa paraprakisht kishte luajtur te skuadra ganeze, Dreams FC.

Pas Prishtinës, 25-vjeçari karrierën e vazhdoi te Teuta në Shqipëri, për të vazhduar pastaj te Makedonija Gjorce Petrov dhe së fundmi te Esperance në Tunizi.

Basit Khalid ka përvojë edhe në garat ndërkombëtare, teksa me Sheriff Tiraspolin do të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve.

Madje klubi moldav e ka nisur me fitore fazën e grupeve, duke e mposhtur Shakhtarin.

Në grup janë edhe Interi dhe Real Madridi, skuadra kundër të cilave mund të luajë Khalid. /Telegrafi/

Exit mobile version