Site icon Telegrafi

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë – ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Philipp Lahm konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Legjenda e futbollit gjerman po ua ofron tifozëve mundësinë për të kaluar një qëndrim në shtëpinë e tij përmes Airbnb.

Për vetëm 21 euro në natë, ju mund ta shihni shtëpinë e ish-yllit që është plot me kujtime dhe foto nga karriera e tij.

40-vjeçari kur kaloi te Bayern Munich, kishte vetë një huazim në Stuttgart, ndërsa e kaloi gjithë kohën e tij si një futbollist profesionist me gjigantët e Bundesligës. Lahm bëri 517 paraqitje për ta dhe e ndihmoi klubin të fitonte një mori trofesh.

Ai ishte pjesë e tetë skuadrave fituese të titullit dhe gjithashtu fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2013. Lahm mblodhi edhe 12 trofe të tjerë.

Asi gjerman luajti 113 herë për vendin e tij dhe ishte kapiten i tyre në triumfin e Kupës së Botës 2014 në Brazil.

Lahm sapo ka përfunduar punën si drejtor i turneut për UEFA-n në Euro 2024, por tani e ka gjetur veten sërish në kryetitujt e mediave në vendlindjen e tij.

Dhe e gjitha kjo sepse ai ka vendosur të japë me qira shtëpinë e tij në Tegernsee për një mbrëmje përmes platformës Airbnb. Duke folur për Magazine AD, Lahm ka treguar se pse po e bën këtë gjë.

“Më pëlqen të jem mikpritës pasi kam udhëtuar në të gjithë botën si futbollist. Mendova se ishte një ide e mrekullueshme t’u jepja njerëzve të tjerë mundësinë të kalonin një natë në shtëpinë time”, deklaroi ai.

Shtëpia do të jetë e disponueshme për natën e 18 tetorit dhe kushton vetëm 21 euro – që është një referencë për numrin e fanellës që ai veshi për Bayern Munich.

Ata që janë të suksesshëm do të marrin gjithashtu dy bileta për një ndeshje të FC Bayern, një darkë bavareze nga një kuzhinier profesionist plus një fanellë të firmosur nga Lahm.

Pa dyshim që konkurrenca për të kaluar një natë në rezidencën e Lahm do të jetë e madhe. Fansat mund të fillojnë të dorëzojnë kërkesat e tyre për rezervime në Airbnb nga 7 gushti.

“Si një mikpritës i mirë, unë personalisht do t’i mirëpres të ftuarit dhe do t’i tregoj rreth shtëpisë tonë”, deklaroi ai.

Përveç ekspozimit të kujtimeve të tij, ekziston edhe një trofe që iu dorëzua nga DFB për të përkujtuar atë fitore në Kupën e Botës, që mbahet me krenari në dhomën e tij te oxhaku.

“E gjithë jeta ime është e lidhur me futbollin, kështu që është normale që kjo të reflektohet në shtëpi”, përfundoi Lahm.

Por prona është jashtëzakonisht tërheqëse për të gjithë – pavarësisht nëse ju pëlqen futbolli apo jo. Ajo përmban disa dhoma gjumi plus pamjet janë të pabesueshme.

Prona ka pamje nga liqeni dhe malet janë pranë dhe gjithashtu ka një pishinë të brendshme.

Ish-bashkëlojtari i tij në Bayern Munich dhe te Gjermania, Manuel Neuer, i cili është ende nr. 1 në klub dhe vend, jeton afër Lahm. /Telegrafi/ 

Exit mobile version