Site icon Telegrafi

Ish-banoret e BBVK tallen me Xhenetën në një video të publikuar

Një video e publikuar së fundmi ka rikthyer në qendër të vëmendjes disa ish-banorë të Big Brother VIP Kosova, Bay T, Diana dhe Ana.

Në pamjet e shpërndara, ato duket se janë tallur me Xhenetën, duke imituar mënyrën e të folurit të saj.

Kjo nuk është hera e parë që Ana bën humor me Xhenetën, pasi edhe gjatë qëndrimit në shtëpi ajo e kishte përqeshur mënyrën se si Xheneta shqiptonte fjalën “loçkë”, duke e imituar.

Foto: Screenshot/TikTok

Në videon e re, Bay T është ajo që nis imitimin, ndërsa më pas i bashkohet edhe Ana.

Kjo situatë ka nxitur diskutime mes fansave, të cilët mendojnë se duket sikur ish-banorët nuk e kanë kaluar ende inatin me Xhenetën.

Big Brother VIP Kosova vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me dinamikat që krijohen brenda dhe jashtë shtëpisë. /Telegrafi/

@ff_tropojan20 #🤲 #kosova #albania ♬ original sound – ff_tropojan20
Exit mobile version