Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, iu ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se në këtë mënyrë ato kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan.
“Është padyshim koha që Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia ta njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan”, ka shkruar Delawie, teksa ka shpërndarë një shkrim të kolumnistit dhe asistentit kërkimor nga Spanja, Juan García-Nieto, ku flet për Kosovën dhe domosdoshmëri e njohjes nga të gjitha vendet e BE-së.
It’s definitely time for Spain, Cyprus, Romania, Slovakia, and Greece to recognize the reality of #Kosovo‘s independence and contribute to lasting peace in the Balkans. https://t.co/yprwHvp7Lx
— Ambassador Greg Delawie (@GregDelawie) September 7, 2023
Në shkrimin e tij, García-Nieto ka thënë se refuzimi me kokëfortësi që Kosova të njihet edhe nga 5-shja e BE-së, dëmton politikën e jashtme të BE-së në Ballkan dhe perspektivën e Kosovës për shtetësi. /Telegrafi/