Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani sot ka njoftuar se ka dorëzuar padi ndaj drejtoreshës së çerdhes dhe ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Fatmir Limani.
Shabani thotë se ministri Limani ka bërë shkelje të mëdha dhe ka shkaktuar shumë probleme komunës dhe çerdhes.
“Dje paralajmërova se do të ndjek penalisht ministrin Fatmir Limani dhe drejtoreshën të cilën e ka emëruar në kundërshtim me ligjin. Ja tani dorëzova në prokurori të dy padit penale për ministrin dhe drejtoreshën”, tha Shabani.
Shabani tha se është mjaft i shqetësuar për situatën që ndodh në territorin e Komunës së Vrapçishtit, çerdhen për fëmijë “Pranvera”, nga ku i kërkojë ministrit që të dijë kompetencat e tij dhe të shikoj shkeljet që ka bërë ai.
Shabani tha se nëpërmjet kontakteve që ka është munduar që të mos vihet deri tek kjo situatë, që ta mos e vuajnë fëmijët./Telegrafi/