Arsenali është në kërkim të një sulmuesi në afatin kalimtar të verës, pasi Gabriel Jesus ka dëshpëruar këtë edicion dhe pritet të largohet.
Skuadra londineze ka disa opsione për sulm, derisa Alexander Isak dhe Ivan Toney kanë qenë dy favoritët për t’u transferuar në Emirates Stadium.
Megjithatë duket se Topçinjtë do të heqin dorë nga dyshja, pasi Isak vlerësohet mbi 100 milionë euro dhe Toney rreth 80 milionë.
Nën kampioni i Anglisë ka kthyer sytë në elitën e futbollit holandez Eredivisie, ku po e konsideron transferimin e yllit holandez të Ajaxit, Brian Brobbey.
22-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, ku në 43 ndeshje zyrtare ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë.
Arsenal po tenton transferimin e lojtarit para Kampionatit Evropian, pasi drejtuesit e klubit anglez janë të bindur se çmimi i tij mund të rritet ndjeshëm pas Euro 2024.
Ajax është i gatshëm ta lejoj largimin e yllit të sulmit nëse vije një ofertë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/