Site icon Telegrafi

Irina Shayk është dëshmi se një bukuroshe nuk ka nevojë për vetulla: Fotot e reja nxitën polemika në rrjete sociale

Ajo është dëshmi se çdo gjë i rri mirë një gruaje të bukur

Irina Shayk është ende emri më dominues në skenën botërore të modës, pavarësisht se ajo po i afrohet të 40-tave.

Ajo “dominoi” shumë ndaj bashkëmoshatareve të saj, por edhe ndaj disa kolegeve më të reja, të cilat hoqën dorë për shkak të presioneve të tepërta estetike të industrisë gjoja toksike.

Irina, siç thoshte më herët, nuk kërkon ndihmën e një kirurgu plastik apo një nutricionisti, por gëzon lirinë e saj. Ajo arriti të mbledhë miliona me bukurinë e saj gjenetike dhe etikën e fortë të punës dhe aktualisht po kalon ditët e vjeshtës në Milano, mes angazhimeve të shumta në Javën e Modës.

Në profilin e saj në “Instagram”, Shayk ka shpërndarë një foto ku po bëhej gati për sfilatën, e cila shkaktoi reagime te publiku – po, është Iri e fuqishme, por pa vetulla, transmeton Telegrafi.

Flokët e gjatë dhe sytë jeshil dolën edhe më shumë në pah dhe Irina tregoi duke i lyer vetullat në nuancën më të çelur sepse çdo gjë i rri vërtet mirë një gruaje të bukur. /Telegrafi/

Exit mobile version