Please enter at least 3 characters.

Irani pretendon se Izraeli nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ikte te "babai"

“Irani i tregoi botës se regjimi izraelit nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ikte te BABAI për të shmangur raketat tona”, tha Seyeb Abbas Araghchi, Ministri i Jashtëm i Iranit,

Kjo vjen mes një përplasjeje midis Iranit dhe SHBA-së pasi udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei foli për herë të parë që nga sulmet e SHBA-së.

“Urimet e mia për fitoren e Iranit tonë të dashur mbi regjimin amerikan”, tha ai.

Trump reagoi ndaj fjalëve të Khameneit duke thënë në një postim se “deklarata e tij është gënjeshtër”, shkruan the Hill.

“Si një njeri besimtar, ai nuk duhet të gënjejë.”

Trump gjithashtu shprehu se e shpëtoi Khamenein nga “vdekja e shëmtuar dhe e turpëruar”.

Ndryshe, presidenti amerikan njoftoi se zyrtarët amerikanë dhe iranianë do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar një marrëveshje të mundshme bërthamore, por se kjo nuk ishte e nevojshme.

Trump vazhdoi të mbronte pretendimet se sulmet e SHBA-së “zhdukën” kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit.

Dhe tha se nëse raportet e inteligjencës hedhin më shumë dyshime mbi gjendjen e programit bërthamor të Iranit, ai do të merrte në konsideratë përsëri bombardimin.