Parlamenti i Iranit miratoi të mërkurën legjislacionin e ri të rëndë që vendos dënime shumë më të ashpra për gratë që shkelin rregullat e vendosjes së hixhabit, disa ditë pas përvjetorit të parë të protestave masive që u nisën pas vdekjes së Mahsa Aminit.
Amini, një grua kurdo-iraniane 22-vjeçare, vdiq shtatorin e kaluar pasi u arrestua nga policia e moralit të regjimit, gjoja për mos respektim të kodit konservator të veshjes së vendit dhe dyshohet se u rrah për vdekje gjatë ndalimit, transmeton Telegrafi.
I ashtuquajturi “projektligji për hixhabin” do të miratohet për një periudhë prove trevjeçare.
Projektligji përcakton rregulla të ndryshme veshjes, të cilat nëse shkelen mund të çojnë deri në 10 vjet burg.
Gratë që nuk veshin hixhabin siç duhet në publik dhe burrat që veshin “rroba zbuluese ku tregojnë pjesë të trupit më poshtë se gjoksi ose mbi kyçet e këmbës”, do të marrin gjoba që rriten gradualisht pas shkeljeve të përsëritura, thotë projektligji.
Projektligji parashikon gjithashtu gjoba për të famshmit dhe nuk respektojnë vendimin.
Këshilli i Gardës, i cili mbikëqyr çështjet legjislative në Republikën Islamike, ende duhet të miratojë projektligjin përpara se të zbatohet.
Të gjitha projektligjet e miratuara nga parlamenti duhet të shqyrtohen dhe miratohen nga këshilli për t’u bërë ligj. /Telegrafi/