Ministri i Jashtëm iranian ka paralajmërua se nëse Izraeli nuk ndalon bombardimet në Gaza, SHBA-ja do të përballet me pasoja.
“Unë u them sinqerisht liderëve amerikanë, të cilët tani po menaxhojnë gjenocidin në Palestinë, se ne nuk e mirëpresim një zgjerim të luftës në rajon”, tha Hossein Amir-Abdollahian, duke folur në OKB, raporton Sky News, transmeton Telegrafi.
“Por nëse gjenocidi në Gaza vazhdon, ata nuk do të kursehen nga ky zjarr”, paralajmëroi ai SHBA-në.
Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin, që udhëheq Gazën, si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve që nisi grupi palestinez më 7 shtator ku u vranë 1,400 persona.
SHBA-ja është aleat i fortë i Izraelit dhe ka shprehur përkrahjen ndaj këtij të fundit. /Telegrafi/