Gazetari i njohur për transferime, anglezi David Ornstein, raporton se Ipswich Town ka rihapur negociatat për të nënshkruar me sulmuesin shqiptar Armando Broja nga Chelsea.
Për shkak të një dëmtimi në këmbë që Broja pësoi gjatë stërvitjes, transferimi dështoi.
Pavarësisht mungesës së zgjatur të sulmuesit, e cila pritet të jetë deri në mes të tetorit, Ipswich është ende i etur për të arritur një marrëveshje me Chelsean.
🚨 Ipswich Town revive talks with Chelsea over deal to sign Armando Broja on loan. 22yo striker expected out until mid-October (foot injury) but clubs remain in communication over potential switch. #ITFC have seen 2 new bids rejected by #CFC @TheAthleticFC https://t.co/kjyLMgYweG
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 30, 2024
Marrëveshja e propozuar më herët përfshinte një huazim për një sezon dhe një detyrim blerje prej 35 milionë euro për të blerë sulmuesin nëse Ipswich do të arrinte të siguronte qëndrimin në kategori.
Pasi dy propozime të tjera u refuzuan, Tractor Boys tani po përpiqen të negociojnë një marrëveshje alternative të re.
Mund të ndodh që kjo marrëveshje të arrihet sot dhe Broja të bëhej me klub të ri. /Telegrafi/