Site icon Telegrafi

IPKO me arritje historike në zgjerimin e rrjetit 5G në nivel kombëtar

IPKO është krenare të njoftojë për avancime të rëndësishme në zgjerimin e rrjetit 5G në të gjithë Kosovën, duke shënuar një hap të madh në planin e modernizimit të RAN për vitin 2024.

Kjo iniciativë ka përmirësuar dukshëm internetin dhe cilësinë e shërbimeve pa kabllo për klientët në të gjithë vendin.

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ofruar teknologji të avancuar dhe përmirësim të vazhdueshëm të rrjetit, IPKO ka shënuar një arritje historike duke krijuar 100 lokacione të plota funksionale 5G në të gjithë Kosovën. Ky zgjerim siguron që çdo qendër kryesore tani të gëzojë mbulim të fortë dhe të gjerë 5G, duke rritur ndjeshëm shpejtësinë dhe besueshmërinë e shërbimeve telefonike.

Me angazhimin e theksuar për qëndrueshmëri, IPKO ka integruar teknologji me energji efiçiente në lokacionet e reja dhe të rinovuara, duke përmirësuar ndikimin në mjedis, ndërkohë që përmirëson performancën e rrjetit. Kjo qasje thekson përkushtimin e kompanisë për të avancuar jo vetëm inovacionin teknologjik, por edhe për të kontribuar pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit.

Për më tepër, IPKO ka implementuar teknologji të avancuar edhe në shumë lokacione të 4G si një komponent kyç të planit të modernizimit, për të ofruar një përvojë më të mirë interneti për të gjithë përdoruesit.

“Angazhimi ynë për të investuar në teknologji dhe infrastrukturë të avancuar është i palëkundur,” tha Andras Pali, CEO i IPKO-së.

“Me këto përmirësime, ne nuk po rrisim vetëm kapacitetin dhe përmirësimin e rrjetit tonë, por po sigurojmë gjithashtu që klientët tanë të gëzojnë një përvojë digjitale të nivelit të lartë. Këto përmirësime të rrjetit tonë pasqyrojnë përkushtimin tonë për të ofruar shërbime superiore dhe për të përmbushur nevojat me internet të klientëve tanë, si të atyre vendas ashtu edhe të vizitorëve. Ndërsa vazhdojmë të zgjerojmë dhe të modernizojmë rrjetin tonë, IPKO mbetet e fokusuar në përparimin e inovacionit teknologjik dhe digjital në Kosovë,” shtoi z. Pali.

IPKO fton të gjithë klientët të përjetojnë rrjetin e përmirësuar 5G dhe të shijojnë shpejtësinë dhe internetin e përmirësuar me avancimet më të fundit në teknologjinë e internetit të telefonisë mobile.

IPKO  ishte ofruesi i parë i telekomunikacionit që prezantoi teknologjinë 5G në tregun e Kosovës në vitin 2022 dhe vazhdon të zgjerojë me shpejtësi mbulimin me internet në të gjithë vendin.

“Rrjeti 5G i IPKO-së ka arritur një rritje të konsiderueshme në numrin e të dhënave nga ngarkesa e përditshme, duke u rritur nga 7,500 GB në 32,805 GB, një rritje mbresëlënëse prej 437%. Fillimisht, në qershor, vetëm 1.6% e të gjithë përdoruesve të rrjetit përdornin teknologjinë 5G. Kjo tregon një arritje të ndjeshme në 15% deri në shtator, duke treguar një prani të rëndësishme të shërbimeve 5G nga përdoruesit. Ky fluks nënvizon zgjerimin me mbulim të internetit dhe besueshmërinë e rrjetit 5G të IPKO-së në të gjithë rajonin.” – theksoi Nenad Mickoski, Drejtor i Departamentit Teknik në IPKO.

IPKO është lider në ofrimin e shërbimeve të telefonisë, internetit, televizionit dhe linjave fikse në Kosovë.

Duke u përkushtuar ndaj inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm, IPKO synon të përmirësojë cilësinë e rrjetit dhe të zgjerojë mbulimin teknologjik në të gjithë vendin!

Exit mobile version