Telegrafi

iPhone juaj mund të mos jetë “i pajtueshëm” me iOS 18 – zbuloni se për çfarë bëhet fjalë

Kur iPhone 16 të shpallet zyrtarisht në ngjarjen e Apple pas pak më shumë se një jave, ai do të përfshijë iOS 18, të cilin Apple tashmë e detajoi në konferencën e saj të zhvilluesve në fillim të këtij viti.

Por nëse nuk po planifikoni të “përmirësoheni” me një model më të ri iPhone këtë vit, mund të mbeteni pas me një sistem operativ që nuk mbështetet më nga Apple, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në përgjithësi çdo vit, disa modele të vjetra iPhone hiqen nga “lista e përshtatshmërisë” së Apple për iOS.

Vitin e kaluar, për shembull, iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X u lanë jashtë listës së përputhshmërisë.

Kjo do të thoshte se ata pronarë të iPhone nuk mund të përditësonin në iOS 17 dhe humbën disa veçori të dukshme.

iPhone-t “të pajtueshëm” me iOS 18:

iPhone SE (gjenerata e dytë ose më i ri)
iPhone XR
iPhone XS
iPhone XS Max
iPhone 11
iPhone 11 Pro
iPhone 11 Pro Max
iPhone 12
iPhone 12 mini
iPhone 12 Pro
iPhone 12 Pro Max
iPhone 13
iPhone 13 mini
iPhone 13 Pro
iPhone 13 Pro Max
iPhone 14
iPhone 14 Plus
iPhone 14 Pro
iPhone 14 Pro Max
iPhone 15
iPhone 15 Plus
iPhone 15 Pro
iPhone 15 Pro Max

E thënë ndryshe, nëse keni një iPhone nga viti i modelit 2017 ose më herët (iPhone 8 ose iPhone X), nuk mund të përmirësoni në iOS-in më të fundit, por telefoni juaj duhet të vazhdojë të funksionojë – megjithëse “pa disa veçori më të fundit”. /Telegrafi/