Site icon Telegrafi

Inzaghi takohet me drejtuesit e Interit, flasin për objektivat

Siomne Inzaghi është ballafaquar me drejtuesit e Interit, pas analizës së humbjes ndaj Bolognas, ku ata kanë zbarkuar në qendrën stërvitore.

Beppe Marotta, Javier Zanetti, Pierre Ausilio e Dario Baccin kanë pasur një ballafaqim të gjatë me Inzaghin, të cilit i kanë konfirmuar mbështetjen.

Megjithatë drejtuesit nuk kanë ngurruar t’i kujtojnë rëndësinë e një vendi në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Burime pranë klubit zikaltër zbulojnë se Inzaghit i është kërkuar të motivojë skuadrën për pjesën e mbetur të kampionatit.

Gjithashtu, vendi i dytë besohet se është vendosur si objektivi minimal për këtë sezon.

Lexo po ashtu Interi mposhtet nga Bologna

Menjëherë pas takimit me drejtuesit, Inzaghi pati një diskutim disa minutësh edhe me futbollistët, të cilëve u nxori në pah gabimet në ndeshjen me Bolognan.

Trajneri zikaltër u ka kërkuar lojtarëve përqendrim dhe vlerësim maksimal për ndeshjet e mbetura. /Telegrafi/

Exit mobile version