Interi ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion dhe sërish nga kundërshtari i njëjtë Sassuolo.
Neroazzurët u mposhtën me rezultat minimal 1-0, por kjo humbje nuk i prish punë atyre që tanimë kanë festuar titullin e kampionit.
Gjithsesi në fund të kësaj ndeshje tifozët zikaltër janë gëzuar, pasi trajneri Simone Inzaghi ka konfirmuar emrin e një futbollisti që skuadra e tij ka nënshkruar.
Fjala është për sulmuesin iranian Mehdi Taremi, i cili do t’i bashkohet Neroazzuëve nga sezoni i ri si transfeirm i lirë nga Porto.
Inzaghi ka konfirmuar se kanë transferuar Taremin, derisa është shprehur i lumtur që një futbollist i tillë i bashkohet Interit.
🚨🇮🇷 Inter manager Inzaghi confirms: “Yes, we have signed Mehdi Taremi on free transfer from Porto”.
“He’s an important player on international level, he scored a lot of goals so we’re very happy with this move”, told DAZN.
Here we go, confirmed. ⤵️✅ https://t.co/A4ULbhQU7J
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 4, 2024
“Po, kemi nënshkruar me Mehdi Taremin si transferim i lirë nga Porto”, tha fillimisht Inzaghi për DAZN.
“Ai është një lojtar i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar, ai shënoi shumë gola kështu që ne jemi shumë të lumtur me këtë lëvizje”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/