Site icon Telegrafi

Inzaghi: Fitore shumë e rëndësishme për kualifikim

Simone Inzaghi është shprehur i kënaqur pas fitores kundër RB Salzburg dhe paralajmëron se udhëtimi në Austri do të jetë po aq i ndërlikuar, por është i kënaqur që Alexis Sanchez ka shfrytëzuar maksimalisht minutat që i pati në dispozicion.

“Është një fitore shumë e rëndësishme për sa i përket kualifikimit”, tha Inzaghi për Sky Sport Italia.

“Ishim përballë një ekipi cilësor. Në fillim luftuam për të gjetur formën e duhur, por pasi kaluam në eprërsi e kontrolluam mirë ndeshjen. Ne gjithashtu reaguam pas golit të barazimit, duke marrë një fitore të merituar kundër një ekipi që e dija se do të na shkaktonte probleme”.

Ky rezultat bën që  Interi të ketë katër pikë më shumë se RB Salzburg në grup dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, por në të njëjtën kohë tregon se udhëtimi në Austri do të jetë shumë i vështirë.

Lexo po ashtu Inter nuk gabon në shtëpi, mposht Red Bull Salzburgun

“Ne kemi shtatë pikë tani, por është një grup shumë i balancuar dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. Tani kemi dy ndeshje radhazi jashtë fushe dhe e dimë se në Ligën e Kampionëve asgjë nuk vjen lehtë”, u shpreh tekniku italian.

“Ndeshja e kthimit do të jetë shumë e ngjashme, Salzburgu ka luajtur kështu për shumë vite. Ne prisnim që Konate të fillonte sonte, por në vend të kësaj ishte Roko Simiç, kështu që ata kanë një sërë opsionesh”.

Interi nuk ka bërë aq shumë rotacione këtë sezon mes lëndimeve, por Alexis Sanchez shënoi kur iu dha mundësia të startonte këtë mbrëmje.

“Jam i lumtur dhe ai e meriton, veçanërisht për dëshirën që tregoi për t’u rikthyer në Inter. Ai është vendimtar me punën e tij pa top, por ai doli jashtë vetëm sepse më duhej të freskoja fazën e sulmit dhe të inkuadroja Marcus Thuram”, përfundoi Inzaghi./Telegrafi/

Exit mobile version