Site icon Telegrafi

Inulina, kujdestare e shëndetit të zorrëve dhe mëlçisë – një probiotik që ka një efekt të dobishëm në trup

Përveç shëndetit të sistemit të tretjes, inulina përmirëson përmbajtjen minerale të kockave dhe dendësinë e masës kockore dhe ndërhyn në procesin metabolik të krijimit të yndyrës në trup

 

 

Blerina Ukshini
Terapiste e ushqimit
Tel. 045953110

Rreth një milion baktere jetojnë në zorrët tona, disa “të mira” dhe disa potencialisht “të këqija”, d.m.th. patogjene. Për një organizëm të shëndetshëm dhe vital, është shumë e rëndësishme që numri i baktereve të mira të mbizotërojë mbi numrin e baktereve të këqija.

Bakteret e mira të zorrëve janë të lidhura me një sërë efektesh pozitive, duke përfshirë shëndetin imunitar, gjumin më të mirë, parandalimin e kancerit dhe kontrollin e peshës.

Inulina na mundëson të mbajmë të shëndetshëm mikrokozmosin e nevojshëm në zorrën e trashë në kohët moderne, me ushqim modern dhe një mënyrë jetese të shpejtë.

Fibrat e patretshme që bakteret “e mira”, pra probiotikët i përdorin si ushqim, ofrojnë ndihmë të rëndësishme në ruajtjen e një mikroflore të shëndetshme dhe të ekuilibruar të zorrëve.

Prebiotikët stimulojnë në mënyrë selektive rritjen dhe aktivitetin e probiotikëve dhe në këtë mënyrë kanë një efekt pozitiv në shëndetin e përgjithshëm të organizmit.

Deri më sot, prebiotiku që ka marrë më shumë vëmendje në literaturë dhe roli i të cilit në ruajtjen e shëndetit është studiuar më shumë është inulina.

Inulina është një polimer bimor që shërben si karbohidrat rezervë dhe është i pranishëm në sasi të ndryshme në mbi 36.000 lloje bimore. Sasi të konsiderueshme të inulinës gjenden në angjinarien e Jerusalemit, çikoren, luleradhiqen, qepën dhe hudhrën.

Ky polisakarid bimor ka një vlerë kalorike më të ulët se karbohidratet e tjera. Arsyeja për këtë qëndron në strukturën e saj, të cilën enzimat tretëse nuk janë në gjendje ta tresin plotësisht. Për shkak të kësaj, inulina kalon përmes gojës, stomakut dhe zorrës së hollë pa u metabolizuar dhe arrin në zorrën e trashë e pandryshuar ku i nënshtrohet fermentimit të plotë nga bakteret e përzgjedhura.

Disa studime kanë zbuluar se nëse merret me rregull, haset një shtim domethënës në zorrë i bifidobakterias dhe laktobacileve. Shtimi i këtyre baktereve të mira rezulton me një reduktim të diarresë, përmirësim të përgjithshëm të shëndetit të aparatit gastro-intestinal dhe një përforcim të sistemit imunitar.

Nëse në zorrë kemi shumë baktere të mira, të cilat gjithashtu ushqehen mirë me inulinë, ato janë në gjendje të luftojnë kandidën dhe të parandalojnë që infeksioni të bëhet sistemik.

Për shkak të vlerës së saj më të ulët kalorike, inulina ka gjetur aplikimin e saj në shumë shtete në formën e një zëvendësuesi të yndyrës ose sheqerit dhe me qëllim të uljes së vlerës kalorike të ushqimeve si akullorja, produktet e qumështit, ëmbëlsirat dhe produktet e furrës.

Inulina – përfitimet e konsumimit

Marrja e kësaj fibre rekomandohet zakonisht për njerëzit që kanë një nivel të lartë të yndyrës në gjak, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kolesterinë apo trigliceride. Në mjekësinë alternative, përdoret gjithashtu si një mjet për humbje peshe ose kapsllëk.

Trupi ynë nuk mund të tresë ose përthithë inulinën, megjithatë, bakteret që jetojnë në zorrët mund të përdorin për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Për shkak të kësaj veçorie, si prebiotik, për të njëjtën arsye shpesh shtohet në jogurtë të ndryshëm.

Meqenëse trupi ynë nuk mund ta zbërthejë atë në monosakaride, inulina nuk e rrit nivelin e sheqerit në gjak. Për këtë arsye mund të përdoret edhe nga diabetikët. Ky përbërës përdoret gjithashtu në pjata të ndryshme dhe si një shtesë ushqimore për të përmirësuar shijen.

Është e tretshme në ujë. Vlera kalorike e saj është nga 0 deri në 2,5 kalori për gram, në varësi të sasisë së fermentuar në zorrë. Mënyra e ushqimit ballkanik dhe mesdhetar favorizon marrjen e inulinës. Me këtë mënyrë të ushqyerit ne konsumojmë mbi 20 gram inulinë në ditë.

Produkti mund të merret në çdo kohë të ditës, pavarësisht nga orari i vakteve, dhe konsumimi i barnave dhe antibiotikëve. Duke qenë se është ushqim, mund ta përdorni si pjesë përbërëse të një diete të ekuilibruar gjatë gjithë jetës suaj.

Përfitimet kryesore të marrjes së inulinës janë si më poshtë:

▪ Trajton traktin tretës, rrit përthithjen e lëndëve ushqyese dhe eliminon toksinat,
▪ Forcon sistemin imunitar,
▪ Zvogëlon inflamacionin,
▪ Zvogëlon simptomat e ankthit dhe depresionit,
▪ Zvogëlon simptomat e alergjive sezonale dhe alergjive ushqimore,
▪ Rregullon metabolizmin,
▪ Lehtëson simptomat e sindromës së zorrës së irrituar
▪ Ndihmon në korrigjimin e mënyrës së të ushqyerit
▪ Parandalon osteoporozën dhe kancerin e zorrës së trashë,
▪ Redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës,
▪ Redukton peshën e tepërt
▪ Rregullon punën e hormoneve,
▪ Rregullon sëmundjet autoimune dhe të lëkurës,
▪ Zvogëlon simptomat e autizmit,
▪ Ndikojë në ekuilibrin e mineraleve, kryesisht kalciumit dhe magnezit,
▪ Rrit nivelet e energjisë.

A ka ndonjë efekt anësor?

Prebiotikët e tipit inulinë përgjithësisht njihen si të sigurt. Megjithatë, është vërejtur se te disa njerëz, një marrje ditore prej më shumë se 20 gram inulinë mund të shkaktojë ngërçe, fryrje dhe diarre. Për shkak të kësaj, njerëzit e ndjeshëm duhet të kenë kujdes nga sasia, ndërsa njerëzit që nuk vuajnë nga shqetësime të padëshiruara mund të kenë vetëm përfitime nga marrja e saj.

Ka shumë pak gjasa që të shkaktojë ndonjë reaksion alergjik. Megjithatë, kur filloni të përdorni inulinë, mund të keni probleme me tretjen, si fryrje e tepërt ose jashtëqitje të hollë. Rekomandimi ynë është të pini shumë ujë kur e përfshini në dietën tuaj dhe patjetër të filloni me doza të vogla. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e problemeve të tretjes si fryrje, diarre ose kapsllëk.

Marrja e përditshme e inulinës siguron ushqim për mikrobet e dobishme dhe stabilitetin e mikrobiomës, si dhe parandalon rritjen e mikrobeve patogjene. /Telegrafi/

Exit mobile version