Site icon Telegrafi

Interi vazhdon me fitore, mposht Venezian dhe i afrohet në vetëm një pikë Milanit e Napolit

Interi ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Venezia në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit ka vazhduar me formë të mirë në Serie A, duke marrë edhe fitoren e katërt nga pesë ndeshjet e fundit, ku ka edhe një barazim.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Interit, por përkundër rasteve të shumta, vetëm një herë arritën ta tundin rrjetën.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 34-të dhe ishte Hakan Calhanoglu, i cili shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 0-1.

Në pjesën e dytë, Nerazzurrët vazhduan me lojë më të mirë, duke krijuar edhe shumë raste tjera shënimi në tentim për ta mbyllur ndeshjen sa më parë.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga Milan Skriniar (61’), Edin Dzeko (69’) dhe Federico Dimarco (84’), portat mbetet të paprekura deri në minutat shtesë.

Në shtesë ishte Lautaro Martinez, i cili nga pika e bardhë shënoi për 0-2 dhe vulosi fitoren e Interit.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e tretë me 31 pikë apo vetëm një më pak se Milani dhe Napoli në dy vendet e para, ndërsa Venezia renditet e 15-ta me 15 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët e presin Spezian, ndërsa Venezia udhëton te Atalanta. /Telegrafi/

https://twitter.com/RTWCalcio/status/1464711674691309579

 

Exit mobile version