Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit italian.
Drejtuesit dhe trajneri i Interit janë të interesuar të përforcojnë edhe më tutje skuadrën për të rivalizuar deri në fund për titullin kampion në Serie A.
Njëra nga objektivat e drejtuesve është edhe nënshkrimi i një zëvendësuesi për Romelu Lukakun, pasi kampionati është i gjatë dhe belgu po luan vazhdimisht.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Interi po udhëheq garën për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit, Divock Origi.
Origi do të ribashkohej me bashkatdhetarin e tij, Lukaku, nëse ai bashkohet me Interin, i cili po shqyrton mundësinë e një marrëveshje huazimi.
Wolves dhe Newcastle gjithashtu kanë qenë të lidhur me sulmuesin belg, i cili duket se do të largohet nga Anfield këtë afat kalimtar. /Telegrafi/