Site icon Telegrafi

Interi triumfon ndaj Chelseat (Video)

Skuadra italiane Inter, ka arritur ta fitojë edhe një ndeshje miqësore.

Kësaj radhe kundërshtarët e ‘Neroazzurrëve’ ishin kampionët e Anglisë, Chelsea që pësuan 2-1.

Zi kaltërtit kaluan të parët në epërsi në fund të pjesës së parë falë një penalltie të fituar.

Malazezi Stevan Jovetic gaboi nga pika e bardhë, por topi u rikthye përsëri te ai dhe shënoi për 0-1.

Golin e dytë për Interin e shënoi mesfushori kroat Ivan Perisic shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Chelsea arriti ta ngushtoi epërsinë në 1-2 falë një autogoli qesharak.

Kondogbia ishte realizues i autogolit më qesharak në vitet e fundit duke shënuar nga një distancë e largët në portën e tij.

Kësisoj, pas fitores ndaj Bayernit, Interi triumfon edhe ndaj një kundërshtari të madh si Chelsea. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=TEG8PxEU2aA

 

https://www.youtube.com/watch?v=NUlKsiAwo7c

Exit mobile version