Gianluca Di Marzio raporton se Interi është takuar me Ali Barat, agjentin e Serge Aurier.
Takimi u mbajt dy ditë më parë me mbrojtësin që po kërkohet nga Nerazzurët.
PSG mbetet tejet i interesuar për Joao Marion, por Interi dëshiron që të shmangë negociatat paralele dhe dëshiron shkëmbim të drejtpërdrejt pa përfshirë të hollat.
Nerazzurët nuk janë të vetëm pas Aurier, pasi edhe Antonio Conte e do lojtarin. /Telegrafi/