Telegrafi

Interi do ta largojë edhe De Boerin? Bëhet i ditur emri i trajnerit të radhës

Fabio Capello është kandidati kryesor për postin e trajnerit të Interit.

Klubi Italian është i pakënaqur me Frank de Boer, të cilit sipas CalcioNews24, do t’i tregohet dera.

Ish-trajneri i Ajaxit zuri vendin e Roberto Mancinit në fillim të sezonit, por i ka humbur pesë nga dhjetë ndeshjet në krye të Nerazzurëve.

Mëngjesin e të martës është raportuar se klubi mendon për shkarkimin e holandezit, i cili është vënë nën presion pas rezultateve të pakënaqshme.

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit është pa punë që kur u largua nga përfaqësuesja e Rusisë. Në listë është edhe ish-trajneri i Romës, Rudi Garcia. /Telegrafi/