Site icon Telegrafi

Interi rivalizon Milanin në garën për nënshkrimin e Walker

Interi raportohet se i është bashkuar garës me Milanin për të siguruar shërbimet e kapitenit të Manchester Cityt, Kyle Walker.

Të shtunën, Pep Guardiola konfirmoi se 34-vjeçari ka kërkuar largimin nga klubi pasi dëshiron ta përfundojë karrierën jashtë Anglisë.

Milani thuhet se ka besim të madh se do të sigurojnë shërbimet e anglezit, por tashmë edhe rivali i tyre lokal Interi po synon transferimin e tij, ka raportuar The Sun.

Walker ka një karrierë të pasur si futbollist pasi ka fituar disa trofe të ndryshëm me Man Cityn, teksa numëron edhe 93 paraqitje për kombëtaren e Anglisë, gjë që ka bërë që ai të fitojë reputacion si njëri prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës së tij.

Lexo po ashtu Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi

Pas gjithçkaje që ai ka arritur në futbollin anglez, nuk është një befasi që Walker dëshiron ta përfundojë karrierën e tij jashtë vendit.

Raporti shton se përfaqësuesit e Walker, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026, kanë qenë në kontakt me Interin së fundmi.

Mbetet të shihet nëse Walker i cili nuk u ftua në fitoren që City mori me rezultat 8-0 ndaj Salford në FA Cup ka luajtur ndeshjen e fundit për ekipin anglez./Telegrafi/

Exit mobile version