Paris Saint-Germain ka bërë një tjetër përpjekje për të bindur Interin që të zbusë disi kërkesën për Milan Skriniar.
Parizienët kanë bërë ofertën e katërt për 27-vjeçarin, duke ofruar plot 60 milionë euro plus Julian Draxler, e cila si vlerë i bie të shkojë mbi 70 milionë euro në total, raportojnë mediet italiane.
Arritja e marrëveshjes duket shumë e afërt, duke ditur edhe faktin se vetë mbrojtësi e dëshiron këtë lëvizje. Ndërkohë nga PSG-ja presin që nesër ose maksimumi pasnesër të kenë një përgjigje për mbrojtësin e tyre të preferuar.
Në Paris sllovaku raportohet se do të fitojë 7.7 milionë euro neto në sezon plus bonuse.
Java vendimtare për të ardhmen e Skriniar ka nisur dhe tashmë do të shihet nëse Inter do ta pranojë këtë ofertë, e cila do e mbushte mjaftueshëm arkën e “zikaltërve”. /Telegrafi/