Thomas Partey vitin e kaluar është bashkuar me Arsenalin, por vetëm pas një viti mund të largohet nga Londra.
Mesfushori ganez u transferua në Londër për 50 milionë euro nga Atletico Madrid, por nuk është i kënaqur me ecurinë e skuadrës.
Arsenali sipas gjitha gjasave do të mbetet jashtë garave evropiane dhe Parteyt nuk po i pëlqen një gjë e tillë.
Ganezi po kërkon një skuadër më të madhe e cila luan në Ligën e Kampionëve dhe Interi ka shprehur interesim për të.
Mediat italiane kanë raportuar se trajneri Antonio Conte e pëlqen jashtëzakonisht shumë ganezin dhe dëshiron transferimin e tij.
Inter është gati ta shes kroatin Marcelo Brozovic dhe Partey shihet si zëvendësuesi adekuat i tij.
Megjithatë problem mbetet çmimi i lartë i lojtarit, pasi Arsenali e vlerëson atë mbi 60 milionë euro.
27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat ku ka bërë tre asistime. /Telegrafi/