Site icon Telegrafi

Interi përgatit eksodin e futbollistëve drejt Ligës Premier

Mediat italiane raportojnë se shtatë futbollistë mund të lënë Interin për të kaluar këtë verë në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Andrea Ranocchia, Davide Santon, Yuto Nagatomo, Jeison Murillo, Eder, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic formojnë ‘shtatëshen’ që mund të transferohen në Anglisë.

Lexo po ashtu Interi hedh në treg Brozovicin, ia ulë edhe çmimin

Paraqitjet e mira të Ranocchias kanë ndihmuar Hull Cityn të largoj skuadrën nga zona e rënies nga kategoria dhe mbrojtësi “ka tërhequr vëmendjen” e skuadrave më të mëdha, edhe pse Interi po qëndron pas shifrës prej 12-15 milionë euro.

Santon ka qenë i lidhur me një kthim në Newcastle United, ku ai kaloi katër vjet në mes të 2011 dhe 2015, ndërsa Nagatomo “ka shumë admirues në të gjithë Anglinë”, përfshirë Burnleyn, transmeton Telegrafi.

Murillo ka dështuar të jetë titullar para dyshes, Gary Medel-Mirandës, dhe mund të iu interesojë si lojtarë Tottenham Hotspurit, Arsenalit dhe Leicester Cityt, ndërsa Eder ka përfunduar në radarin e West Bromwich Albionit.

Lexo po ashtu Interi katër emra për mesfushë, ëndërr Verratti

Së fundmi, vendimi i Interit për të vënë në shitje Brozovicin do të ketë alarmuar Arsenalin, Tottenhamin dhe Manchester Unitedin, ndërsa një ofertë prej 60 milionë euro nga “Djajtë e Kuq” për Perisicin “me siguri që do të konsiderohet” nga Nerazzurrët.

Nëse do ndodh ky eksod i largimeve të këtyre futbollistëve, atëherë Interi do të ketë një fond shumë të madh për transferime gjatë verës, ku emrat më të përfolur janë Domenico Bernardeschi, Domenico Berardi, Kostas Manolas, Kevin Strootman, Marco Verratti, Patrik Schick, Mattia Darmian dhe Andre Konti. /Telegrafi/

Exit mobile version