Site icon Telegrafi

Interi merr vendim për shitjen e Lautaros, por do t’i transferojë dy sulmues për ta zëvendësuar argjentinasin

Lautaro Martinez duket se po i numëron ditët e fundit si futbollist i Interit.

Sulmuesi argjentinas ka pasur një sezon të mrekullueshëm deri më tani, duke shënuar 16 gola e duke bërë katër asistime në 30 takime.

Real Madrid dhe Barcelona janë dy skuadrat që e duan me çdo kusht atë, ndërsa Interi duket se ka pranuar shitjen e tij.

Mediat italiane kanë raportuar se zikaltërtit kanë marrë vendim për shitjen e lojtarit, pasi vet Martinez dëshiron transferimin në Spanjë.

Lautaro Martinez. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi do ta lejoj largimin e tij vetëm nëse paguhet klauzola prej 111 milionë euro dhe jo për një çmim më të ulët.

Por për ta zëvendësuar argjentinasin, Interi pritet t’i marrë dy sulmues të tjerë në skuadër.

Në listën e Neroazzurëve janë katër emra të sulmuesve, ku dy prej tyre do të transferohen në San Siro.

Pierre Emerick Aubameyang dhe Anthony Martial janë dëshirat e mëdha dhe që kushtojnë shumë.

Ndërkohë në listën e Antonio Contes janë edhe dy lojtarë që iu skadon kontrata në verë si Olivier Giroud dhe Dries Mertens.

Zikaltërtit synojnë afrimin e njërit mes Martial dhe Aubameyang për një shumë rreth 60 milionë euro si dhe të bindin njërin mes Giroud ose Mertens t’i bashkohen falas. /Telegrafi/

Exit mobile version