Kristjan Asllani mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga skuadra e tij aktuale Inter.
Mesfushori i talentuar shqiptar iu bashkua Neroazzurëve në verën e vitit 2022 nga Empoli, por ai nuk ka pasur hapësirat e duhura në formacion.
Kësisoj Asllani ka kërkuar largimin në janar pasi dëshiron që të gjej një skuadër ku mund të luaj më shumë dhe të jetë i rëndësishëm.
Drejtuesit e Interit janë duke menduar për të ardhmen e lojtarit dhe ekziston mundësia që ta huazojnë atë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Calciomercato ka raportuar se dy skuadrat e mëdha italiane, Lazio dhe Fiorentina së fundmi kanë shfaqur interesim për huazimin e tij.
Megjithatë mediumi italian ka raportuar se Interi është gati edhe për të hequr dorë nga Asllani dhe pritet t’i ofrojë shkëmbimin Lazios me mesfushorin spanjoll Luis Alberto.
Gjithsesi janari pritet të jetë i nxehtë për Asllanin dhe nuk përjashtohet largimi i tij nga Giuseppe Meazza. /Telegrafi/