Site icon Telegrafi

Interi gati për ta shituar në janar gjermanin Robin Gosens

Robin Gosens është huazuar te Interi në janar të këtij viti, derisa zikaltërit e kanë obligim blerjen e tij në verën e vitit 2023.

Neroazzurët do t’i paguajnë Atalantës hiq më pak se 27 milionë euro për gjermanin, i cili deri më tani nuk i ka arritur pritshmëritë në Giuseppe Meazza.

Trajneri Simone Inzaghi nuk është se e preferon shumë anësorin gjerman dhe largimi i tij duket i pashmangshëm qysh në afatin kalimtar të janarit.

Inter po synon që së paku të fitojë rreth 20 milionë euro nga shitja e tij edhe pse nuk mungojnë interesimet kryesisht nga skuadrat gjermane.

Borussia Moenchegladbach, Wolfsburg, Eintracht Frankfurt dhe Bayer Leverkusen janë skuadrat që kanë shprehur interesim për anësorin gjerman.

28-vjeçari ka luajtur në 17 ndeshje këtë edicion dhe ka shënuar dy gola, por minutat janë të pakta pasi ka qëndruar në fushë vetëm 538 minuta.

Gjiganti italian po pret ofertën e duhur dhe është gati ta lejoj largimin e lojtarit edhe pse duket se do të humb disa miliona nga largimi i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version