Interi ka triumfuar 2-0 përballë Lazios në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.
Nerazzurët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke dhënë sinjale se po kërkonin kalimin në gjysmëfinale.
Goli i parë për Interin u shënua në minutën e 39-të, kur Marko Arnautovic gjeti hapësirë në mbrojtjen e Lazios.
Në 45 minutat e dytë ishte një ritëm edhe më i ngadaltë, ndërsa goli u shënua nge penalltia.
Hakan Calhanoglu ia doli të shënonte nga 11 metra në minutën e 77-të për 2-0.
Interi kaloi në gjysmëfinale, aty ku e pret rivali lokal, Milani, që eliminoi Romën ditë më parë. /Telegrafi/