Site icon Telegrafi

Interi e pyet Atalantën për dy yjet e skuadrës, Neroazzurët synojnë t’i transferojnë në verë

Interi ka mposhtur Atalantën me rezultat 3-1 për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Por përveç ndeshjes, ka pasur një takim edhe mes drejtuesve të dy klubeve në dhomat VIP të stadiumit ‘Giuseppe Meazza’.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Neroazzurët janë interesuar për transferimin e dy talentëve të Atalantës, qendërmbrojtësin italian Giorgio Scalvini dhe sulmuesin danez Rasmus Hojlund.

Rasmus Hojlund dhe Giorgio Scalvini

19-vjeçari Scalvini shihet si zëvendësuesi perfekt i Milan Skriniar që do t’i bashkohet PSG-së në fund të sezonit.

Në anën tjetër sulmuesi i talentuar danez, 20-vjeçari Rasmus Hojlund po shihet si zëvendësuesi i Romelu Lukakut i cili vështirë se do të mbetet te zikaltërtit.

Lexo po ashtu Manchester United fillon bisedimet me Atalantën për Rasmus Hojlund

Atalanta i vlerëson shumë dy yjet e tyre dhe raportohet se Hojlund vlerësohet rreth 60 milionë euro, derisa Scalvini 35 sosh.

Gjithsesi palët kanë pasur takimin e parë mbrëmë dhe pritet të kenë edhe takime të tjera, pasi interesimi i Interit për transferimin e dy talentëve të rinj është shumë i madh. /Telegrafi/

Exit mobile version