Interi është i hapur për shitjen e Joao Mario te Paris Saint-Germain, por vetëm nëse në marrëveshje futen Serge Aurier dhe Javier Pastore.
Portugezi u ble për 40 milionë euro dhe 5 të tjera bonuse, por hasi në vështirësi në sezonin e parë.
Sipas Corriere della Sport, Nerazzurri mund ta lirojnë lojtarin, pasi tani kanë nënshkruar me Matias Vecinon nga Fiorentina për 24 milionë euro.
Paris Saint-Germain është e interesuar për Joao Marion.
Sabatini për lojtarin mund të kërkojë Aurierin në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe mesfushorin Pastore. /Telegrafi/