Site icon Telegrafi

Interi dhe Juventusi konsiderojnë ofertën e ‘stilit Tonali’ për transferimin e Gudmundsson

Interi dhe Juventusi po përgatiten të luftojnë për sulmuesin e Genoas, Albert Gudmundsson, i cili mund të blihet në një marrëveshje të ngjashme me atë që solli Sandro Tonalin te Milani.

Sulmuesi 27-vjeçar islandez duket i destinuar të largohet nga klubi Rossoblu në javët e ardhshme, pasi ka shkëlqyer sezonin e kaluar me 14 gola dhe katër asistime në 35 ndeshje.

Gudmundsson pritet të kushtojë të paktën 30 milionë euro, çmimi i cili i kërkua edhe Fiorentinë në afatin kalimtar të janarit.

Në sfond, Gudmundsson është në qendër të një çështjeje të rëndë ligjore në Islandë, ku ai është akuzuar për sulm seksual nga një grua që takoi në një klub nate në Reykjavik. Pas ankesës së viktimës, rasti është rihapur dhe tani pritet ngritja e akuzave.

 

Sipas Sky Sports Italia, Interi dhe Juventusi po studiojnë mënyra reale për të nënshkruar me Gudmundsson këtë verë dhe kanë filluar të konsiderojnë të krijojnë një marrëveshje të ngjashme me atë që pa Tonalin të largohej nga Brescia për në Milan.

Kuqezinjtë paguan 10 milionë euro për huazimin dhe kishin të bashkangjitur një opsion blerjeje prej 15 milionë euro, një mënyrë për të shpërndarë kostot që mund të përdoreshin nga Nerazzurrët dhe Bianconerët. /Telegrafi/

Exit mobile version