Site icon Telegrafi

Inter 1-2 Milan, notat e lojtarëve

Milani ka arritur të fitojë ndaj Interit në derbi me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Rivalët e mëdhenj lokal kanë dhuruar një ndeshje të zjarrtë në Derby della Madonnina, por në fund ishte Milani që iu gëzua fitores së parë pas gati pesë vitesh në Serie A.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Romelu Lukaku (28’) për Interin dhe Zlatan Ibrahimovic (12’, 16’) për Milanin.

Lexo po ashtu Milani triumfon ndaj Interit në Derby della Madonnina, Ibrahimovic hero i Rossonerëve

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi suedez, Ibrahimovic, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 9.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e Interit, Aleksandar Kolarov që u notua me 5.8.

Inter:

Milan:

/Telegrafi/

Exit mobile version