Shtëpia e Bardhë kishte thënë dje se të dhënat e hershme sugjerojnë se aeroplani i Azerbajxhan Airlines mund të ishte rrëzuar nga Rusia.
Dy zyrtarë ushtarakë amerikanë i kanë thënë NBC News se zyrtarët e inteligjencës të SHBA-së mendojnë se rusët mund ta kenë identifikuar gabimisht aeroplanin dhe e kanë rrëzuar atë.
Inteligjenca sugjeron se forcat ruse besonin se ishte një dron dhe angazhuan mbrojtjen e tyre ajrore.
Kjo ishte pjesërisht për shkak të modelit të parregullt të fluturimit dhe lartësisë së aeroplanit, thanë zyrtarët.
Të dy, megjithatë, theksuan se një hetim është ende në vazhdim, shkruan skynews.
Ndryshe, 38 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 27 të tjerë janë lënduar në rrëzimin e aeroplanit në Kazakistan. /Telegrafi/