Përfshijeni në ushqim, por mos e teproni
Studimet shumë më të hershme kanë treguar që ushqimi i cili përmban folate dhe linjane është i mirë në preventivën e kancerit, përkatësisht zvogëlon rrezikun nga shfaqja e tumoreve, posaçërisht në zorrën e trashë, gjinj dhe prostatë, ndërkaq qiqrat dhe humusi janë shumë të pasura me to, transmeton Telegrafi.
Humusi, lyerje e njohur në të cilin qiqrat dhe susami lajnë rolin kryesor, është i shkëlqyeshëm për shëndetin përgjithësisht, sepse është i pasur me vitamina të grupit B, proteina, fibra, minerale të shumta etj.
Kur është fjala për folatet, ato kanë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në përtëritjen e ADN-së, andaj edhe zvogëlojnë rrezikun nga shfaqja e qelizave të tumorit, të cilat janë të lidhura pikërisht me mutacionet në ADN.
Megjithatë, me humusin nuk duhet tepruar, nëse keni probleme me tepricën e kilogramëve, shkruan Instituti amerikan për hulumtimin e kancerit.
Ai është racion i mirë i cili siguron mjaft proteina bimore dhe jep ndjenjën e ngopjes, mirëpo nëse e teproni, nga ai mundeni të shtoni peshë, sepse ka vlerë shumë të lartë energjike dhe kalorike. /Telegrafi/