Site icon Telegrafi

Instagram do të pushojë së funksionuari në Rusi që nga mesnata, thonë zyrtarët rusë

Instagram do të pushojë së funksionuari në Rusi që nga mesnata e natës së sotme.

Rregullatori i komunikimit i vendit tha në një email se do të mbyllte platformën e ndarjes së fotografive dhe se 80 milionë përdoruesit rusë duhet të zhvendosin përmbajtjen e tyre në një nga platformat “konkurruese” të vetë shtetit.

Kremlini dëshiron që Meta të cilësohet si një organizatë ekstremiste, pasi tha se do të lejonte që postimet kundër liderëve dhe trupave ruse të mos kontrolloheshin. /Telegrafi/

Exit mobile version