Site icon Telegrafi

Inspiruar nga Stromae, Mozzik sjell nesër projektin e ri “Kanceri” (Foto/Video)

Reperi i njohur Mozzik nesër do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, këngën me titullin “Kanceri”.

Lajmin për këtë gjë, e ka bërë të ditur vetë ai përmes publikimit të një fotografije në llogarinë zyrtare në Instagram.

Për këtë projekt ai është inspiruar nga kënga “Quand C’est?” e Stromae, e cila doli vitin e kaluar me një klip shumë interesant dhe domethënës.

Edhe Mozzik ka vendosur që kësaj here t’i bashkohet fushatës sensibilizuese, kundës sëmundjes më të egër aktualisht në botë.

Kënga do të publikohet në YouTube nesër në ora 20:00, në versionin audio me tekst. /Telegrafi/

Exit mobile version