Inspektorati i Tregut në Kamenicë ka njoftuar se mbrëmë gjatë kontrollës rutinore ka mbyllur dy biznese lokale.
Sipas njoftimit, këto biznese kanë ushtruar veprimtarinë e tyre pa qenë të regjistruar si të tilla.
“Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës se mbrëmë përgjatë kontrollës rutinore që sektori i Inspektoratit Komunal ka bërë, ka bërë mbylljen e dy bizneseve lokale, të cilat kanë ushtruar veprimtarinë e tyre pa qenë të regjistruar si të tilla”, thuhet në njoftimin e komunës.
Në njoftim theksohet se drejtoria do të vazhdojë punën e rregullt duke u kujdesur që secila veprimtari të veprojë në kuadër të kornizës ligjore që parasheh veprimtarinë biznesore. /Telegrafi/