Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka urdhëruar Inspektoratin të dalë në terren.
Idrizi bëri të ditur se ka pasur ankesa nga qytetarë e bashkatdhetarë se disa veprimtari afariste i kanë ngritur çmimet e parkingjeve në qytet.
“Sot kam urdhëruar Inspektoratin që të dalin në terren dhe të bëjnë inspektimin e çmimeve në parkingjet private, konform legjislacionit në fuqi”, ka thënë Idrizi.
Ai ka thënë se inspektorët e Komunës së Vushtrrisë çdo ditë do të jenë në terren dhe se sipas tij, nuk do të lejojnë asnjë veprimtari afariste të abuzoj me çmime, shkruan Telegrafi.
“Diaspora janë familja jonë, andaj respektin për ta e kemi obligim!”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/