Në Spitalin e Prilepit është duke u bërë kontroll i jashtëzakonshëm për shkak të vdekjes së dy binjakëve të moshës vetëm 20 ditëshe. Vlerësimi i mjekëve është se ata kanë ngrirë deri në vdekje, por arsyet do të zbulohen nga kontrollet e jashtëzakonshme të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Sipas njoftimit të ISHP Spitali i Përgjithshëm me Aktivitet të Zgjeruar “Borka Taleski” – Prilep, nëna e foshnjave ka lindur në ditën e parafundit të vitit 2024. Binjakët ishin të parakohshëm dhe lindën në javën e 34-të të shtatzënisë.
“I porsalinduri i parë, mashkull, peshonte 1970 gram në lindje dhe i dyti, femër, peshonte 1780 gram. Më datë 10 janar 2025, me kërkesë të nënës dhe me firmën e saj, të porsalindurit kanë dalë nga spitali. Më datë 16.01.2025, në orën 10:45, në Repartin e Pediatrisë është sjellë në gjendje të rëndë si pasojë e ngricave një e porsalindur femër. Sipas informacioneve në dispozicion, i porsalinduri mashkull për të njëjtën arsye më parë kishte vdekur në shtëpi”, njofton Borka Taleski.
Femra e porsalindur i është bërë reaminizim, u vendos në një batanije të ngrohtë dhe u zbatuan masa shtesë ngrohëse. Megjithatë, situata vazhdoi të përkeqësohej.
“Në orën 13:00, fatkeqësisht është konfirmuar vdekja e të porsalindurit femër. Ndjejmë keqardhje të thellë për humbjen dhe mbetemi të përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për të gjithë pacientët”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Prilepit./Telegrafi/